Munishi: Fadil Vokrri ka pas me u bë nënkryetar i UEFA-s, pozitë të cilën më pas e mori Duka

Prishtinë | 29 Jan 2024 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Ismet Munishi i ka zbuluar mbrëmë në emisionin “Favorit” në T7 disa prapaskena që kishin ndodhur vite më herët, kur ishte gjallë presidenti legjendar i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Analisti i “Favoritit” ka treguar se legjenda e futbollit kosovar do të bëhej nënkrytar i UEFA-s, respektivisht zëvendës i presidentit Aleksander Çeferin, pozitë të cilën pak vite më pas e mori presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Sipas Munishit, pasi Vokrri kishte kryer punë, duke e kompletuar misionin e pranimit të Kosovës në UEFA e në FIFA, ishte planifikuar që ai të emërohej zëvendës-president i shtëpisë së futbollit evropian, por për fat të keq, ndërroi jetë para kohe.

“Gjithçka është nisur në kohën e Fadil Vokrrit. I ndjeri Vokrri ka pas me u bë nënkryetar i UEFA-s. E kishte përgatitur ta linte dikënd këtu (në krye të FFK) pasi ka pasur të shkonte në UEFA sepse e kreu procesin e pranimit, i kreu krejt punët dhe ka pas me shku. Por, nuk pat jetë, na vjen shumë keq për këtë. Fadil Vokrri ka qenë emër në këto hapësira, nuk ka pas nevojë me u prezantu, kudo që ka shku e kanë njoft”, deklaroi Munishi në “Favorit”.

Të ngjashme