Murati: Albini ka një aftësi të jashtëzakonshme për manipulim “me sekuenca”

Prishtinë | 19 Shk 2024 | 23:08 | Nga Ekonomia Online

Valon Murati, nga Lëvizja për Bashkim (LB), ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “ka aftësi të jashtëzakonshme për manipulim”.

Sipas tij, Kurti madje “e ka zbuluar” termin sekuencim dhe aty ka gjithnjë të drejtë, derisa procesi në tërësi është gabim.

Ndër tjerash, ai ka thënë se Kurti në esencë nuk dëshiron të implementojë marrëveshjen me Serbinë për shkak të Asociacionit.

Por thotë se edhe Serbia nuk dëshiron ta implementojë Planin Franko-Gjerman, për shkak se fuqizohet Kosova në rrafshin ndërkombëtar.

“Ai ka një aftësi të jashtëzakonshme, a e keni parë e ka zbuluar edhe këtë fjalën sekuencë, dhe në sekuencim ai ka të drejtë gjithmonë, në proces ai është i huqur gjithmonë, por në sekuenca ka të drejtë. Si me u marrë me targat, dinarin, zgjedhjet, intervenimin në veri. Në sekuenca është në rregull dhe është një aftësi e jashtëzakonshme për me manipulu. Sekuenca në funksion të një qëllimi që ai e ka në esencë për mos me implementu marrëveshjen”.

“Unë kam thënë se asnjëra palë nuk e ka seriozisht zbatimin e planit franko-gjerman”, ka thënë Murati në T7.

Të ngjashme