Ministri i Financave, Hekuran Murati, është ankuar se opozita ua ka bllokuar në Kuvend marrëveshjen ndërkombëtare për Ngrohjen Qendrore Solare si dhe të tjera. Murati vlerëson se “kundërshtimi i këtij projekti nga opozita, është përtej çdo logjike”. “Ky projekt mundësohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për ndërmarrjen publike Termokos, dhe ka për synim shtimin e […]
Murati fajëson opozitën për bllokim të Kuvendit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është ankuar se opozita ua ka bllokuar në Kuvend marrëveshjen ndërkombëtare për Ngrohjen Qendrore Solare si dhe të tjera.
Murati vlerëson se “kundërshtimi i këtij projekti nga opozita, është përtej çdo logjike”.
“Ky projekt mundësohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për ndërmarrjen publike Termokos, dhe ka për synim shtimin e kapaciteteve gjeneruese, por edhe kyçjen e lagjeve tjera të Prishtinës në rrjet të ngrohjes”, shprehet Murati.
Ai i bën thirrje opozitës që të heqë dorë ngë “inatet politike” dhe të votojë marrëveshjet ndërkombetare.
“Ka shumë mënyra për të bërë opozitë. Mirëpo bllokimi i marrëveshjeve që janë në të mirë të qytetarëve nuk do duhej të ishte njëra nga to”, shprehet ai.











