Murati i reagon Grudës: Askund nuk është e shkruar, ai iu referua praktikave

Prishtinë | 19 Nën 2025 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë Hekuran Murati, ka kundërshtuar pretendimet e deputetit të PDK-së Përparim Gruda se seanca e sotme ka shkelje ligjore, ai tha se seanca  e sotme nuk ka asnjë shkelje, raporton Ekonomia Online.

Sipas Muratit, Gruda është bazuar në praktikat e kaluara dhe jo ne ligje.

 “Askund nuk është e shkruar, ai iu referua praktikave. Kemi situatë të jashtëzakonshme. E pavërtetë për komisione se kush është pozitë e opozitë”, tha Murati.

Të ngjashme