Murati: Nga propozimi im që tu falen 100 eurot e para secilit tatimpagues, përfitojnë 500 mijë qytetarë

Prishtinë | 27 Jan 2023 | 15:47 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Propozimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati, që komunat t’ua falin 100 eurot e para secilit tatimpagues të tatimit në pronë, ka shkaktuar polemika të shumta me deputetë të opozitës, të cilët i thanë se nuk është propozim serioz, raporton Ekonomia Online.

Mirëpo sipas ministrit Murati, nga propozimi i tij do të përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë.

Ai shtoi se propozimi i tij është mjaftë konkret.

“Unë propozim konkret dhashë me shifra. Madje mund ta them edhe numrin e qytetarëve që preken. Pra diku rreth 500 mijë qytetarë i’u mbulohet në tersi fatura e tatimit në pronë dhe janë diku rreth 370 mijë të tjerë që i bie të paguaj pjesën e mbetur, propozimi ishte mjaftë konkret”, tha ai.

Të ngjashme