Murati: Pagat mbi 1 mijë euro nuk do të përfitojnë nga ndarja e 100 euroshit

Prishtinë | 13 Pri 2022 | 12:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se të gjithë ata që pagën primare e kanë nën 1 mijë euro do të përfitojnë nga masa e Qeverisë për ndarjen e 100 euroshit si ndihmë për muajin prill në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, raporton Ekonomia Online.

Murati në një konferencë për medie, ka sqaruar se nga ky përfitim do të përjashtohen të gjithë ata që janë në pozita drejtuese të niveleve qeverisëse, si dhe të gjithë ata që kanë paga mbi 1,000 euro.

“Kriter do të jetë që të gjitha pagat primare që janë nën 1,000 euro do të mund të përfitojnë, kurse ata që janë mbi, praktikisht nuk përfitojnë nga kjo mbështetje. Nga këtu do të përjashtohen të gjitha pozitat drejtuese në nivele qeverisëse të vendit”, tha Murati.

Të ngjashme