Murati përkrah vendimin e Presidentes Osmani: Caktimi i datës 28 dhjetor për zgjedhje është vendimi i duhur

Prishtinë | 20 Nën 2025 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pas vendimit të presidentes së Kosovës, për datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Në një postim në Facebook, Murati e cilësoi si vendim të duhur për 28 dhjetorin si ditë të zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Caktimi i datës 28 dhjetor për zgjedhje është vendimi i duhur.

Kjo e mundëson daljen sa më të madhe të qytetarëve për të votuar marrë parasysh edhe ardhjen e diasporës, por edhe i jep kohë të mjaftueshme KQZ-së për të organizuar zgjedhjet sa më mirë.

Na priftë e mbara!

Të ngjashme