Murati: Përmes programit për financimin e politikave zhvillimore fiskale kursehen 40 deri 50 milionë euro

Prishtinë | 22 Maj 2024 | 13:31 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere u shqyrtua Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë të financimit të politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave Hekurat Murati ka thënë se benifitet e këtij Projektligji janë se kursehen 40 deri 50 milionë euro.

“Në buxhet ka dy benifite që mund të përfitohen. Përmes Projektligjit kursehen  40 deri 50 milion euro lehtësim i barrës bankare”, ka thënë Murati.

Mospajtim shprehu deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i cili e sheh si jo kredibil në parim.

“Në parim ke të drejtë. Ku i merr këto mjete, i huazon disa mjete. Po unë të kisha besu ty sikur të na thojshe në strategjinë e bordit që kam sjell në Kuvend ju kam reflektuar kam plotësuar e me këto mjete, ja lista reformave, ja përfitimet që kemi me pasur. Kështu do të kisha besu, ndryshe seriozisht nuk është kredibile në parim. Kështu funskionojnë gjërat po nuk je i përgatitur. Do të lindin  probleme për Marrvëshjet ndërkombëtare kur po shkojnë në Kuvend”, ka thënë ai.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan edhe Marrëveshjet ndërkombëtare, Projektiligji për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet  Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar. Kjo temë nxiti reagime nga ana e deputeteve të opozitës.

Ministri financave Hekuran Murati duke prezantuar këtë Projektligj kërkoi nga deputetët miratimin e tij të cilën e konsideroi mjaft të rëndësishëm për institucionet e Kosovës.

“E di që janë thënë shumë në lidhje me këtë Marrëveshje, por në fakt Fondi i zhvillimit është që të bashkëpunohet me Bankën Botërore dhe kjo Marrëveshje ka qenë në kuadër të një pakoje bashkë me Bankën Botërore. Reforma të udhëhequra nga Banka Botërore, kurse Fondi i zhvillimit të OPEC është bashkangjitur për të rritur mbështetjen financiare. Ka qenë Fondi OPEC-ut që është mbështetu nga Banka Botërore për të mbështetur Republikën e Kosovës. Kjo mund të na ndihmojë të hapim dyert të reja konsideroj tepër të rëndësishme si Republikë e Kosovës nëse kjo Marrëveshje do të kalojë dhe të marrë votat e deputetëve”, ka theksuar ministri Murati.

Vërejte kishte nga opozita, deputeti Avdullah Hoti kërkoi paraprakisht të diskutohet me opozitën çfarë lloj Marrëveshje ndërkombëtare janë ato, para se të inicohen në Kuvend.

“Nga aspekti financiar kjo Marrëveshje është e panevojshme. Nga aspekti politik mund të jetë e nevojshme me ju tregu opozitës në takime formale që këto janë arsyet politike që ne kemi hy dhe kërkojmë mbështetjen tuaj, garantoj që vota e LDK-së nuk kishte munguar. Kur doni me gra vet nuk funksionojnë kështu gjërat pavarësisht që e ki shumicën, nuk është ky shtet as i yti as imi. Për keëo punë të mëdha duhet me u konsultu bile edhe për ato të voglat duhet me u informu opozita”, ka thënë Hoti.

Edhe kryetari i Komisioni Armend Muja tha se është shumë i nevojshëm diskutimi me deputetët për çfarë do lloj Marrëveshje.

“Përderisa ne nuk pajtohemi atëherë është problem me qu në seancë, mendoj që ky bashkë- bisedim është  i nevojshëm”, ka thënë Muja.

Në këtë mbledhje pos diskutimit nuk është miratuar kjo pikë përpos se është shqyrtuar Projektligi për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Të ngjashme