Murati publikon listën e bizneseve që përfituan nga Qeveria Hoti

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar listën e bizneseve që kanë përfituar më së shumti nga pako prej 60 milionë eurove, e shpërndarë në tetor të vitit 2020.

Me këtë rast, ish-qeveria Hoti, ka shpërndarë 60 milionë euro për 50 biznese, ndonëse shumica prej tyre kishin operuar edhe gjatë kohës së pandemisë.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në frymën e transparencës, po ashtu edhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend, publikon listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga pako prej 60 milionë eurove, e shpërndarë në tetor të vitit 2020”, ka shkruar Murati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme