Murati: Shpresojmë të gjejmë konsensus me deputetët që paga minimale të miratohet më 1 maj

Prishtinë | 13 Pri 2022 | 11:30 | Nga Fitore Berisha

Ministri i Financave Hekuran Murati ka shpjeguar rregullimet e projektligji të propozuar nga ministria e Financave që ka të bëjë me plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve që i hap rrugë rritjes së pagës minimale në 250 euro neto apo 264 euro bruto. Ky projektligji që sipas tij ka për synim të eliminojë pasiguritë juridike rreth pagës minimale në nivel kombëtar, raporton Ekonomia Online.

Përmes një konference për medie pas mbledhjes së Qeverisë, shefi i kuletës së shtetit ka kërkuar konsensus nga deputetët në mënyrë që ky projektligj të miratohet më datë 1 maj.

“Kishim edhe projektligjin për pagë minimale dhe shënon hapjen e rrugës. Sot nuk e kemi miratuar pagën minimale por i mundëson qeverisë dhe ngrit pragun e pagës minimale. Përcillet në kuvend dhe atje vendoset për miratimin e projektligjit për pagë minimale. Shpresojmë në kuvend deputet të gjejnë konsensusin e përbashkët dhe të miratojnë projektligjet. Do të ishte shumë mirë të miratohet me 1 maj për shkak të simbolikës që e ka kjo datë”.

Të ngjashme