Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se takimi që është mbajtur me specializantë nuk është shpërfaqur e vërteta.
Ai ka mohuar akuzat se Murati u ka thënë specializantëve se janë të lirë ta lëshojnë Kosovën, raporton Ekonomia Online.
“Çështja e specializanteve e di që ka pasur disa reagime për ata që i kemi pritur në takim dhe disa publikime në disa medie, që në fakt nuk e shpërfaq atë që është diskutuar, ka pasur deputet nga PDK-ja, AAK-ja, dhe nuk e kam parë të arsyeshme që të reagoj, meqenëse disa medie udhëhiqen nga disa këshilltarë të PDK-së, dhe më duhet të them se ajo që është ngritur si temë nuk është ashtu”, tha Murati.