Murin ndarës në Mitrovicë e ndërtoi një kompani shqiptare

Mitrovicë | 08 Dhj 2016 | 22:38 | Nga

Kompania e cila ka ndërtuar murin në veri të Mitrovicës është “7 Vëllezërit” nga Malisheva.

Në vendimin e lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), të siguruar nga Ekonomia Online, thuhet se murin afër Urës së Ibrit e ka ndërtuar kjo kompani.

E përfaqësues të kësaj kompanie kanë thënë për mediet se kanë qenë nënkontraktor i një kompanie tjetër, pa treguar nëse ajo është kompani serbe e veriut. Sipas tyre, emri i “7 Vëllezërve” është keqpërdorur në njoftimin e MMPH-së, sepse aty është dashur të figurojë kompania kontraktuese.

MMPH ka marrë vendim sot për të ndaluar kryerjen e punimeve të murit.

dokument

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/siguri/mmph-urdheron-rrenimin-e-murit-ne-veri-konfirmon-kryeinspektori/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme