Musa renditet i pesti nga 16 garuesit në kampionatin e bodybuildingut dhe fitnessit në Spanjë

Prishtinë | 06 Nën 2023 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Rilind Musa ka shënuar suksesi në Kampionatin Botëror të bodybuildingut dhe fitnessit, që u mbajt në Santa Sussana të Spanjës.

Musa u rendit i pesti nga 16 garues në kategorinë “Men’s Physique -179 cm”, ka bërë të ditur Komuniteti Olimpik i Kosovës.

Ndërsa Granit Kuleta, u rendit i shtati nga 14 garues në kategorinë deri në 95 kg, ndërsa Kushtrim Bajraktaraj, doli i 11-ti prej 18 garuesve në -85 kg.

Të ngjashme