Mbrojtësi i Milanit, Mateo Musacchio, ka pranuar se kapiteni I Iterit, Mauro Icardi, është rreziku kryesor në derbin e të dielës.
Rossonerët kanë humbur dy ndeshjet e fundit në Serie A, kështu që presioni është mbi kuq e zinjt para derbit ndaj Nerazzurëve.
“Nuk ka ritual special para këtij takimi”.
“Nuk është e nevojshme, ju thjesht duhet të mendoni se sa e rëndësishme është kjo ndeshje që të arrijmë nivelin e motivimit dhe koncentrimit”
“Icardi? Nuk guxojmë të lejojmë të marr frymë, por jo vetëm atë. Ata kanë ekip të mirë, kështu që duhet të qëndrojmë të fokusuar në të gjithë lojtarët nëse duam të jemi të lumtur në fund të ndeshjes”.
“Ne duhet të jemi 11 luanë, ne do të japim gjithçka në fushë”.
“Është shumë emocionale dhe ekscituese dhe ekziston dëshirë e madhe për të fituar. Unë mezi pres ditën e diel”, potencoi Musacchio.