Koalicioni parazgjedhor mes PDK-së, AAK-së e Nismës për Kosovën për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit vetëm pak kohë para se të përfundonte afati ligjor për dorëzim të koalicioneve në KQZ, ka befasuar shumë këndë në Kosovë.
Kjo për faktin se vetëm pak ditë më parë kreu i AAK-së, i cili nga ky koalicion është i nominuar si kryeministër, ishte deklaruar se nuk do të ketë bashkëpunim me dy partitë në pushtet.
Analist politik Imer Mushkolaj vlerëson se njëra nga arsyet pse është bërë ky koalicion është edhe Gjykata Speciale.
Ai në një intervistë për lajmi.net thotë se fituesi i zgjedhjeve është i paqartë, pavarësisht se në përparësi është koalicioni rreth PDK-së.
Mushkolaj nuk e përjashton mundësinë që edhe koalicioni i ‘Krahut të Luftës’ të përfundojë mandatin para kohe, siç ka ndodhur edhe me koalicionet e ‘mëdha’ në vitet e kaluara.
Për të vendimi i Vetëvendosjes për të hyrë e vetme në zgjedhje nuk është befasi.