Themeluesi i “SpaceX”, Elon Musk, ka shprehur ambiciet që gjenerata e re e anijeve kozmike të arrijë në planetin Mars për dy vjet pa ekip, ndërsa ulja e njerëzve atje do të mund të bëhet katër vjet më vonë.
Pasi kishte marrë një çmim nga gjiganti i medias “Axel Springer” të martën, Musk dha një intervistë të gjatë ku shprehur bindjen se caku i tij për arritje në mars do të realizohet.
“Me gjasë për dy ose tre vjet”, u përgjigj ai kur u pyet për udhëtimin e parë në hapësirë duke vazhduar se teknologjia që po synon të zhvillojë do t’ua mundësojë shumë njerëzve të shkojnë në Mars dhe të bëjnë jetën ndërplanetare e të kenë bazë edhe në Hënë”.
Ai ka shprehur sërish ambicien që të varroset në Mars. Ka thënë se synon që ta bëjë udhëtimin në hapësirë më argëtues e atraktiv sesa që të konsiderohet i rrezikshëm.
Sistemi “Starship” i “SpaceX” është duke iu afruar testimit të parë. Testimi pritet të bëhet këtë javë.