Dje është shënuar 22-vjetori i masakrës së Izbicës, njëra prej masakrave që la të vrarë shumë civilë shqiptarë e ndër ta edhe një bebe gjashtë muajsh.
Gjatë ditës së djeshme në nderim të viktimave janë bërë homazhe, ndërsa sot deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, pyet nëse kryeministri Kurti ka thënë ndonjë fjalë për këtë masakër.
“A mundet mem tregu dikush a foli ndonjë fjalë për masakrën e Izbicës Kryeministri i Republikës?”, shkruan Musliu në Facebook.
Ndryshe, në ditën kur u votua Qeveria Kurti, deputetja Musliu u kritikua për fjalimin e saj.