Musliu: Dua të besoj se Kosova është shtet demokratik

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja Ganimete Musliu ka abstenuar në seancën e sotme për shpërndarjen e Kuvendit.

Klan Kosova e ka kontaktuar atë për arsyet e mosvotimit pro për këtë çështje.

“Lidhur me këtë çështje komenti im i vetëm është se: Unë dua të besoj qe Kosova është shtet demokratik”, ka thënë ajo.

Në seancën për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë ka abstenuar edhe bashkëpartiku i Musliut, Zenun Pajaziti, ndërkaq kundër ka dalë Milaim Zeka.

Pas shpërndarjes së Kuvendit, presidenti Thaçi pritet t’i takoj drejtuesit e partive politike për ta caktuar datën e zgjedhjeve.

Të ngjashme