Musliu i reagon Kurtit dhe ia kujton deklaratë e Isa Mustafës “me duar në xhepa”

Prishtinë | 18 Sht 2023 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti, për deklaratën e tij për zgjedhje.

Musliu e ka cituar se çfarë ka thënë Kurti për të vazhduar pastaj me rikujtimin e deklaratës së ish-kryeministrit, Isa Mustafa.

Ajo ka thënë se qytetarët nuk e durojnë arrogancën e pushtetarëve.

Postimi i plotë:

Albini paska thënë se: “… që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as qeverisë dhe as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse i humbë e qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”

A ju kujtohet Isa Mustafa kur pat thënë Prishtinen e fitoj me duar në xhepa? Nga atëher LDK-së ju patën dashtë 8 vjet me kthy e pushtetin. Qytetaret nuk e durojnë arrogancen e pushtetarëve!

Të ngjashme