Musliu: Kurti ta ruajë sovranitetin e miqësitë e krijuara nga PDK, ka sjellje arrogante e fëmijërore

Prishtinë | 11 Nën 2022 | 08:23 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka folur për situatën në veri të vendit, duke kërkuar që kryeministri Albin Kurti të lërë egon e tij të sëmurë dhe të sillet si një lider i shtetit.

Ajo tha se sjelljet e Kurtit e Qeverisë me ministra e deputetë është arrogante dhe fëmijërore.

Deputetja Musliu theksoi se duhet marrë parasysh këshillat e ShBA-së, sepse Kosova nuk mund te lëviz para pa ShBA dhe BE.

Sipasa saj, i mbetet kësaj Qeverie ta ruajë sovranitetin dhe miqësitë që e ka shtrirë PDK gjatë kohës kur ishte në qeverisje.

“Sa i përket gjendjes së sigurisë në veri të Kosovës duhet të jemi të matur në deklarata tona. Nuk dua të japë përgjigje hipotetike në raport me sigurinë e vendit tim. Albin Kurti duhet ta lërë me një anë fjalorin e tij populist. Duhet ta lërë me një anë egon e tij të sëmurë dhe të sillet si një lider i shtetit. Sjelljet e Albin Kurtit dhe Qeverisë me ministra e deputet janë sjellje arrogante dhe fëmijërore. Këshillat e miqve tanë qoftë nga ShBA duhet t’i marrim parasysh sepse ne nuk mund te lëvizim para pa ShBA dhe BE”.

“Çdo vendim që merret në kundërshtim me ShBA është i dëmshëm për Kosovën dhe vetë Kurti. Ne si opozitë i kemi ofruar mbështetjen tonë Albin Kurtit, por asnjëherë nuk është pranuar sepse edhe kur t’i ndihmosh të refuzojnë. Asnjëherë nuk kemi dalë kundër sovranitetit të vendit tonë. PDK është dëshmuar për shtrirje të sovranitetit dhe i mbetet kësaj Qeverie ta ruajë sovranitetin që e ka shtrirë PDK gjatë kohës kur ishte në qeverisje”, tha Musliu.

Të ngjashme