Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, tha se mocioni i mosbesimit i iniciuar nga NISMA është dëshirë dhe jo mundësi.
Musliu po ashtu tha se Kosova nuk është fontanë dëshirash.
“Dëshirat dhe mundësitë janë dy gjera të ndryshme, ne duhet të flasim për mundësitë”, tha Musliu në Ballë për Ballë të Klan Kosovës.
“NISMA është e vetëdijshme se pa përkrahjen e deputetëve të pozitës e ka të pamundur.”
“NISMA e ka bërë një hap të mirë sepse po e mban elektoratin e vet dhe ka shpikur një temë të mirë për konsum”.
Megjithatë, Musliu e konfirmoi se nuk e përkrahë mocionin e mosbesimit.