Musliu-Shoshi: Albin, pse me pagu rrymën për serbët në veri e jo për veteranët e viktimat e dhunës civile

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se pse janë përjashtuar kategoritë e dala nga lufta nga skema e subvencionimit të energjisë elektrike.

“Albin, pse duhet me pagu rrymën për serbët në veri e jo për ushtarët e UÇK-së, invalidët e luftës, viktimat e dhunës civile e veteranët?”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.

Sipas saj këtyre kategorive u garantohet me ligj, subvencionimi i energjisë elektrike.

“Kjo qeveri i ka përjashtuar këto kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike edhe pse si kategori të veçanta e kanë të garantuar me ligj! Mos të harrojmë, kjo qeveri e ka rutinë ditore të shkel ligjet e kushtetutën, mos të flasim për injorimin në vazhdimësi të atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Të ngjashme