Kryetarja e Kolegjiumit të drejtorive të Arsimit, Besianë Musmurati tha se deklartat e këtij institucioni për furnizimin me tekstet shkollore, nuk ka të bëjmë me deklarimet e partive politike që i përkasin, por ishte vendim unanim i të gjithë anëtarëve, raporton Ekonomia Online.
Këto komente ajo i bëri pasi drejtori i Arsimit të Podujevës Avni Fetahu, lëshoi mbledhjen pasi tha se vendimet e kolegjiumit janë politike.
Musmurati tha se nuk ka pasur dy deklarata, por një dhe se Fetahu është pritur që të mos pajtohet pasi sipas saj, ai vet është i ndikuar politikisht. Ajo tha se aty votuan si shumicë dhe se personi i vetëm që nuk dha propozim mbi deklaratën ishte Fetahu.
Musmurati shtoi se si Kolegjium i bëjnë apel Ministrisë për furnizim sa më të shpejt me libra dhe se nuk ka asgjë as politike e as tendencioze.
“Realisht nuk ka deklaratë të parë dhe deklaratë të dytë, është vetëm një deklaratë të cilën ne e ofruam aty së bashku me drejtorët komunalë të arsimit, përfaqësues nga komunat e ndryshme. Deri më tani e patëm një kundërshtim që edhe pritej nga kryetari i drejtorisë komunale të Podujevës, i cili normalisht ishte I ngjyrosur politikisht, për të gjithë drejtorët e tjerë deklarata bile ishte shumë neutral e cila shumë shpejt do të dali edhe në faqen zyrtare të Asociacionit të Komunave, e cila është pak a shumë çka e thashë edhe me ju, jemi shumë të shqetësuar se çka po na pret në shtator dhe i bëjmë apel ministrisë që në mënyrë sa më të shpejt të bëjë furnizimin me tekstet shkollore”.
“Siç e thash ne gjithmonë si komuna kemi qenë pranë ministrisë që të bëjmë shpërndarjen sa më të mirë, sa më efikase të të gjithë librave shkollorë dhe për neve është me rëndësi që mësimi të fillojë me 1 shtator. Këto janë dy konkluzione të cilat i patëm nga takimi, nuk ka asgjë politike, asgjë tendencioze, përkundrazi mendoj se e kemi treguar një fleksibilitet të madh sa i përket bashkëpunimit me MASHT, e që e njëjta nuk është reflektuar nga ana e MAShTI, ne po e shohim e kemi ftuar ministren e cila nuk ka qenë prezentë, kështuqë deklarata të tilla politike me të vërtetë nuk meritojnë përgjigje. Ne jemi aty shumicë, dhe shumica votoi dhe personi që doli ishte i vetmi që nuk dha propozim se çka dëshiron ai të ketë në këtë deklaratë ishte drejtori nga Podujeva”, u shpreh Musmurati.
Ajo shtoi sekur nuk kanë ndihmë nga Ministria janë komunat ato që kërkojnë ndihmë nga njëra-tjetra.
“Mua më vjen keq që si kolegjium nuk po arrijmë të jemi unanimë sepse në fund të ditës ne i përfaqësojmë qytetarët nëpër komuna të cilët presin nga ne më shumë dhe presin nga ne që të merremi me çështje që u takojnë prindërve, nxënësve dhe një herë e përgjithmonë 1 shtatori të na gjejë jo si një tragjedi kombëtare ku gjithmonë bëhen drama se si do të fillojë viti shkollor por që me të vërtet të na gjejë të përgatitur që 1 shtatori të fillojë sa më mirë sepse 1 shtatori është një prej ditëve më të mira ku fëmijët ndihen mirë që po kthehen në bankat shkollore ku mësimdhënësit ndihen mirë që po i takojnë prapë fëmijët dhe ne si komuna dëshirojmë që të ofrojmë ndihmën tonë ndaj ministrisë, ndaj të gjithë akterëve që mësimi të fillojë më 1 shtator dhe të fillojë në mënyrë sa më të përgatitur. Normalisht ka sfida gjithmonë dhe edhe ne si komuna kërkojmë ndihmë nga ministria. Si kolegjium takohemi gjithmonë para shtatorit që edhe të kërkojmë ndihmë nga njëri tjetri sidomos kur nuk po kemi ndihmë nga ministria që të përgaditemi sa më mirë dhe që të fillojë mësimi në kohë, u shpreh Musmurati.
LEXONI EDHE: