Mustafa: ATK-ja po e lufton evazionin fiskal edhe në veri

Prishtinë | 17 Jan 2017 | 14:24 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) është një prej institucioneve më të rëndësishme në Kosovë, e cila çdo vit ka shënuar rritje të të hyrave si dhe po lufton evazionin fiskal në veri.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në shënimin e 17 vjetori të themelimit të ATK-së.

Në shënimin simbolik të këtij përvjetori, morën pjesë edhe zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, ministri i Financave Avdullah Hoti, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami, si dhe palët e interesit dhe donatorët.

“ATK-ja ka dhënë një kontribut të veçantë  i cili është avancim me përkushtim për objektivat e Qeverisë, të cilat nuk ndërlidhen vetëm me forcimin e stabilitetit financiar dhe buxhetor të Kosovës, por edhe në krijimin e kushteve të tregut të barabartë për të gjitha bizneset, duke eliminuar evazionin fiskal dhe duke siguruar kushte të barabarta në treg”, ka thënë kryeministri Mustafa.

“Po ashtu kemi evidentuar edh sukseset e vazhdueshme të kësaj administrate në rritjen e të hyrave çdo vjet. Vitin e kaluar kemi të evidentuara se kemi pasur rritje të të hyrave për 16 për qind më të larta sesa në vitin 2015”, ka theksuar Mustafa.

Ndërsa, drejtori i ATK-së, Sakip Imeri duke treguar për rrugëtimin e ATK për 17 vjet, tha se prioritet i tyre mbetet lufta ndaj ekonomisë së informale dhe evazionit fiskal.

“Nga themelimi i ATK-së, për 17 vjet ATK ka arritur të mbledh 4.6 miliardë euro të hyra, nga të cilat 3.4 miliardë euro janë nga tatimet dhe 1.5 milionë euro nga kontributet pensionale. ATK-ja gjithmonë ka qenë në shërbim të taksapaguesve”, ka thënë Imeri.

“Përmirësimi i shërbimeve, transparenca dhe luftimi i evazionit fiskal vazhdojnë të jenë prioritetet tona”, ka theksuar ai.

Administrata Tatimore e Kosovës është themeluar më 17 janar të vitit 2000 nga Administrata e UNMIK-ut.

Kryeministri Mustafa: ATK-ja për 17 vjet dha kontribut të madh për zhvillimin e vendit

Të ngjashme