Mustafa: Buxheti 2017 miratohet të hënën

Prishtinë | 26 Tet 2016 | 11:05 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se buxheti për vitin 2017 pritet të votohet të hënën kur edhe mbahet mbledhja e Qeverisë.

Ai ka shprehur besimin që buxheti do të aprovohet, pasi që sipas tij, është bërë progres në këtë aspekt dhe do ta procedojnë në Kuvendin e Kosovës.

“Është bërë progres shumë i mirë në këtë fushe dhe besoj se do të aprovohet. Jemi duke diskutuar disa çështje që nuk janë të lehta, por edhe ato do të zgjidhen, sepse janë krijuar obligime të mëdha, por po bëjmë përpjekje që edhe ato çështje të zgjidhen. Por, afatin do ta respektojmë dhe do të procedojmë në Kuvend”, ka thënë Mustafa, gjatë një konference të përbashkët me ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ku u shpalosen hollësitë e Raportit të Bankës Botërore për të “Bërit Biznes 2017.

Lidhur me prezantimin e të dhënave të të bërit biznes nga Banka Botërore, ai ka thënë se në çdo vit po krijohen kushte më të suksesshme dhe po rritet siguria për të bërë biznes.

“Raporti i Bankës Botërore flet për një përmirësim të ambientit të biznesit çdo vit në Kosovë, sepse ka ndërlidhshmëri dhe bashkëpunim të ngushtë të institucioneve të Kosovës të cilat krijojnë kushte që bizneset të veprojnë në mënyrë më të suksesshme, të rritet efikasiteti dhe efiçienca e institucioneve karshi ofrimit të shërbimeve për bizneset dhe po ashtu të rritet siguria e të bërit biznes në Kosovë.

Është i objektiv i joni themelor që të arrijmë progres në zhvillimin ekonomik, sepse realizojmë që është qëllimi kryesor i qeverisë edh enë rritjen ekonomike, në rritjen e numrit të punësuarve, në zvogëlimin e varfërisë, në krijimin e stabilitetit makroekonomik dhe stabilitetit buxhetor”, ka thënë Mustafa.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka prezantuar hollësitë e Raportit të Bankës Botërore për të “Bërit Biznes 2017. Bajrami ka prezantuar disa indikatorë që kanë shënuar rritje.

“Fillimi i Biznesit – kjo e matë rëndësinë e një biznesi. Kosova këtu renditet si vendi i dytë në rajon. Pagesa e tatimeve – kjo matë lehtësinë e tatimeve, nga vendi i 77-të jemi të renditur si 43-të. Tregtia përtej kufiri – nga pozita 59 në 52, kjo është arritur nga lehtësirat që ka bërë Dogana e Kosovës në import dhe eksport”, ka thënë Bajrami.

Bajrami ka shtuar se në vitin 2014, kur kanë marrë drejtimin e Qeverisë, investimet e huaja kanë qenë për këtë vit vetëm 150 milionë, kurse në vitin 2015, ato kanë arritur në 340 milionë.

Por që sivjet në periudhën janar – korrik ka një rënie të lartë pasi investimet e huaja deri tash kapin shifrën në vetëm 122 milionë.

Krejt kjo sipas ministres ka ndodhur si pasojë e situatës politike të krijuar në vend.

“Kriza politike në vend dhe skenat në kuvend kanë ndikuar që  të bie numri i investimeve”, ka thënë Bajrami.

Madje ajo si shembull ka marrë shtetin fqinjë Maqedoninë, se edhe kriza e atjeshme ka ndikuar.

Ministrja Bajrami, ka thënë se progresi në të bërit biznes po vazhdon.

“Qeveria e ka marr shumë seriozisht përmirësimin e të bërit biznes, janë caktuar ministri kompetente që janë indikator të rëndësishëm…”, ka thënë ajo.

hykmete-bajrami-isa-mustafa

Të ngjashme