Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një statusi në Facebook ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bllokuar KQZ-në. Mustafa thotë se emërimi i anëtarëve të KQZ-së duhet të bëhet konform Kushtetutës, Ligjit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Mustafa ka shkruar se dikush do të mbetet i pakënaqur, por për institucionin e Presidentit me rëndësi themelore duhet të jetë përmbushja e bazës Kushtetuese dhe jo referimi ndaj kënaqësive e pakënaqësive.
“Presidenti i Kosovës e ka bllokuar KQZ-në në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Ligjin.
Emërimi i anëtarëve të KQZ-së, që u takojnë partive, përkatësisht koalicioneve që kanë hyrë në zgjedhjet e fundit nacionale, duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, Ligjin dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me definimin e grupeve parlamentare”, ka shkruar Mustafa.
Ndërkaq Mustafa thotë se në emër të partisë së tij i bën thirrje Thaçit që ta zhbllokojë KQZ-në