Mustafa i PDK-së: Institucioni i Trustit mbetet pa bord përderisa mjetet financiare po shënojnë rënie

Prishtinë | 15 Mar 2023 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Arben Mustafa, “ministër” në hije i financave në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se vlera e mjeteve të Trustit po vazhdon me rënie të theksuar.

Në këtë situatë ai e ka përmendur mungesën e bordit të Trustit Pensinal të Kosovës, si organ vendimarrës.

“Vlera e mjeteve pensionale të investuara nga Trusti po shënon rënie të theksuar, ndërsa Bordi Drejtues i Trustit, i cili është organi kryesor vendimmarrës në këtë institucion vazhdon të jetë jofunksional si pasojë e moszgjedhjes së anëtarëve të rinj të Bordit nga Kuvendi i Kosovës”.

“Ngathtësia e institucioneve në kryerjen e detyrave të tyre po rrezikon seriozisht kursimet pensionale të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme