Mustafa: Kosova s’fitoi asgjë, me ujdinë në Ohër u evitua rreziku nga destabilizimi i veriut

Prishtinë | 20 Mar 2023 | 23:20 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka komentuar dakordimin mes Kosovës e Serbisë të dielën në Ohër në kuadër të procesit të dialogut.

Mustafa tha se përmes kësaj ujdie Kosova nuk ka përfituar asgjë, përveç shtyrjes së procesit të dialogut edhe për 7-8 vjet tjera.

Përmes këtij dokumenti sipas ish-kryeministrit është evituar rreziku i madh për destabilizim të veriut, duke dhënë mesazh të qartë për paqe.

“Ujdia ka një porosi të qartë të paqës se asesi nuk është zgjidhje e statusit të Kosovës me njohje reciproke ashtu sic kemi qenë duke shkuar përpara në dialog me Serbinë. Dokumenti krijonë një shpres që mund të kemi një shpresë dhe paqe në rajon që është i domosdoshëm, por dokumenti fare s’na ka çu përpara. Me këtë marrëvshje është evituar rreziku për destabilizim të veriut, por Kosova s’ka përfituar asgjë sa i përket nevojave të saj për dialog, por ai është shtyer edhe për 7-8 vjet tjera”, tha ish-kryeministri Mustafa në Prime Time.

Të ngjashme