Lufta kundër korrupsionit është faktor kyç për investitorët e jashtëm, ka thënë kryeministri në detyrë, Isa Mustafa në tryezën me gratë në biznes me temën “Roli i Kooperativave në zhvillimin e bizneseve”, organizuar nga Forumi i Gruas i LDK-së që është duke u mbajtur në kryeqytet, shkruan Ekonomia Online.
Mustafa ka thënë se kemi legjislacionin në harmoni me BE-në dhe nuk do të kemi problem për bashkëpunimin me shtetet e BE-së.
“Qasja në treg vazhdon të jetë problem për fermerët qasja në burimet e financimit sepse kushtet e kreditimit janë të pabarabarta të fermerëve tanë me ata të BE-së. Problem tjetër është përpunimi i lëndëve bujqësore, mungesa e depove për ruajtjen e këtyre prodhimeve”, është shprehur Mustafa, raporton Ekonomia Online.
“Unë nuk mendoj që stabiliteti politik duhet të ndikojë në atë ekonomik sepse ne kemi punuar shumë për këtë dhe duhet të bëjmë përpjekje të themelohen institucionet sepse kemi ngecur në këto fusha. Lufta kundër korrupsionit është faktor kyç për investitorët e jashtëm”, ka thënë Isa Mustafa.
Ai ka thënë se për tu mburrur janë bizneset e grave, sepse ka shumë biznese të organizuara shumë mirë.
“Unë nuk mund të flas për të ardhmen, por jam i sigurt se reformat që kemi bërë ne do të japin rezultate, sepse këto politika kanë mundësuar që të jenë të barabartë me të gjitha bizneset në rajon dhe Evropë”, ka thënë Musrafa.
Johannes Reey, drejtor i fondacionit KAS, ka thënë se për të është gjithmonë kënaqësi të bashkëpunoj me LDK-në, Forumin e Grave dhe Forumin e të Rinjve të kësaj partie.
“Jam shumë krenar për LDK-në sepse ju gjithmonë, cilësinë dhe vlerat tuaja i nënvizoni. LDK ka mundësi me hy në koalicion dhe gjithmonë i nënvizon përmbajtjen dhe vlerat, përmes të cilave dëshiron të hy në koalicion”, ka thënë Johannes Reey, për të cilin është hera e pestë që merr pjesë në tryeza të tilla.
“Kur erdha para dy viteve te ju, kam qenë në restorante. Ushqimi juaj është shumë i mirë. E kam pyetur shërbyesin se nga vjen ky ushqim dhe më ka thënë që prodhimet vijnë nga jashtë. Për dy vite e kam parë, që ju keni tokën pjellore dhe kam shtruar pyetjen pse të kemi prodhime të importuara dhe këtu më ka lindur ideja e kooperativave dhe kam pyetur në Gjermani ku edhe kam sjell ekspertët”, ka thënë Johannes Reey.
“Jam i kënaqur që bashkëpunoj me ju sepse është diçka e veçantë, kjo edhe për zhvillimin e grave”, është shprehur Reey.
Elmar Braunstein, drejtor i “Volksbank”, ka treguar se edhe më herët ka qenë i pranishëm në Kosovë dhe ka vizituat disa kooperativa. “Dje kemi ardhur një takim i cili ishte shumë i frytshëm dhe kemi bërë një raport ku ja kemi dërguar edhe BE-së”, ka treguar Braunstein.
“Kemi kërkuar se si të funksionojnë kooperativat dhe arsyeja është se kemi pyetur a mund të ngritët mirëqenia e qytetarëve përmes zhvillimit të kooperativave dhe përgjigja ka qenë po”, ka thënë Braunstein, duke shtuar se kanë vërejtur kooperativa që kanë qasje në tregun jashtë dhe që nuk kanë problem.
“Në shekullin 19 në Gjermani kemi pasur një gjendje shumë më të keqe ku kemi pasur krizë urie dhe ka pasur njerëz që kanë krijuar kooperativa që iu kanë lehtësuar njerëzve jetën”, ka treguar Elmar Braunstein.
Sipas tij modeli i korporatave është bërë i domosdoshme sepse 70 për qind e produkteve bujqësore shkojnë përmes kooperativave.