Mustafa: Me përkushtim do të punojmë për koalicionin paszgjedhor me VV-në

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nga sot fillon gara e vërtetë për zgjedhjet.

Mustafa ka thënë se bashkërenditja e opozitarizmit me VV-në dhe bisedat për të qeverisur bashkë, i kanë ofruar për shumë interese të vendit.

“Prandaj, me përkushtim do të vazhdoj të punojë të rrumbullakësojmë koalicionin paszgjedhor, në kushte të respektimit reciprok”.

“LDK me tërë potencialin e saj do të punojë për ç‘kapjen e shtetit dhe dekriminalizimin e tij, ta zhvillojë ekonominë e të hap vende pune; të rikthejë partneritetin me BE dhe SHBA”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme