Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe qëndrimet e LDK-së karshi zgjedhjeve parlamentare.
Po ashtu u diskutua për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Austrisë.
Kryetari Mustafa e falënderoi ambasadorin Weidinger dhe shtetin e Austrisë që e ka mbështetur Kosovën në të gjitha proceset zhvillimore dhe shtet ndërtuese.