Mustafa: PAN-i nuk i ka numrat as njerëzit

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 20:00 | Nga

Kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër në detyrë, Isa Mustafa, thotë se koalicioni PDK-AAK-Nisma nuk i ka votat e nevojshme për ta krijuar qeverinë, edhe pse koalicioni shprehet i bindur se do ta formojë atë.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka thënë se “Fillimi i Ri” i PDK-së dështoi. Madje, sipas tij, “ky fillim i PDK-së ishte mohim i vetvetes…”

Postimi i plotë:

Fillimi i Ri i PDK-së dështoi. “Çdo fillim i ri fillon në fund të një fillimi të vjetër”. Dhe ky fillim i PDK-së, që ishte mohim i vetvetes, nuk e pat as fatin e kësaj të vërtete shkencore.

Numrat, për të cilët ka dalë në gjueti Koalicioni PAN, janë gëlltitje e kritikave se qeverisja nuk bazohet në numra.

Në fakt qeverisja bazohet në njerëz, por votat janë numra. PAN nuk i ka as votat e as njerëzit. Në zgjedhje ka marrë përkrahjen e çerekut të votuesve, kurse çereku i votave nuk paraqet kurrfarë shumice për të pretenduar për t’i bërë institucionet.

Në këtë shoqëri, secili duhet të bartë pasojat e veprimeve të veta. IM “

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme