Kryetari i LDK, Isa Mustafa, ka thënë që Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, e ka gjetur të merret me opozitën derisa janë duke u gjykuar 20 zyrtarë të tij për korrupsion.
Këtë e bëri të ditur Mustafa me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai tha se me qytetarët është duke u tallur dikush por jo opozita.
“Ministri do të ishte më mirë të mendojë, si prind që është, se sa janë nga shoferët me leje të blera nga zyrtarët e tij, që po vrasin fëmijët tanë nëper rrugë”.
“Dhe të ndjej përgjegjësi. E jo të tregojë sesi duhet të mbetet në pushtet”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Ky reagim i Mustafës vie pasi Lekaj në një intervistë ka thënë që janë joserioze zërat e opozitës për ngritjen e një mocioni për rrëzimin e qeverisë nga opozita.