Mustafa: Për presidentin na duhet një marrëveshje që ka mbështetje në Kuvend

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 16:57 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se ka zhvilluar takim me shefin e grupit parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi, ku janë diskutuar çështjet për rimëkëmbje ekonomike, por jo edhe për presidentin, raporton Ekonomia Online.

Ai në një deklarim për medie, ka thënë se vendi është një situatë ku ish-presidenti dhe ish-kryetari i partisë më ta madhe janë në Hagë dhe se nuk po diskutohet as për koalicionin me PDK-në.

Ai po ashtu ka thënë se nevojitet një marrëveshje për presidentin që siguron përkrahjen me vota në Kuvend.

“Isha vetëm me shefin e grupit parlamentar. Diskutuam për çështjet tona, për rimëkëmbjen ekonomike. S’kemi diskutuar çështjen e presidentit. Kemi folur për organizimin e brendshëm, Gjykatën Speciale.

“Ne do të mundohemi të diskutojmë në një bazë më të gjerë që siguron pjesëmarrjen e deputeteve. Që s’gjejmë zgjidhke për marrëveshje të mirë shkojmë në zgjedhje”.

“S’po diskutojmë për koalicion me PDK. Ne jemi në një situatë ku presidentin e kemi në Hagë. E kemi shefin e partisë më të madhe atje. Kjo duhet ta ketë vëmendjen tonë. Lufta e UÇK së ka qenë e pastër dhe në duhet ta mbrojmë atë luftë. Është e drejtë që të kandidojnë anëtarët e tyre por neve na nevojitet një marrëveshje që siguro n përkrahje e vota më Kuvend”, tha Mustafa.

Të ngjashme