Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar anëtarin e Kryesisë së LDK-së, veprimtarin Dr. Xhavit Ahmeti në 23-vjetorin e vdekjes.
“I freskët është kujtimi për anëtarin e Kryesisë dhe veprimtarin e LDK-së, Dr. Xhavit Ahmeti.
Dr. Ahmeti ishte intelektual dhe personalitet me virtyte të vecanta i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm për arsimimin e brezave të tërë, në kohë të vështira për Kosovën.
Mungesa e tij, ka lënë zbrazëti në proceset shtetndërtuese të Kosovës.
Kuadro si Dr. Xhavit Ahmeti janë personalitete të pazëvendësushme për kombin, andaj gjurmëve të tij, duhet vazhduar gjeneratat e reja me plotë dije dhe përkushtim.
Sot, pas 23 viteve kujtojmë me pietet dhe krenari, kolosin dhe pishtarin e dijës, Dr. Xhavit Ahmetin, njeriun që dha gjithcka nga vetja e tij, madje edhe vdekja e gjeti në misionin e tij jetësor, arsimimin dhe edukimin e kombit shqiptar. Ai, atë ditë të ftohtë nëntori, u nda vetëm fizikisht nga ne, ngase emri dhe vepra e tij jetojnë përjetësisht në analet e historisë së shtetit të Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për Dr. Xhavit Ahmetin”.