Kryeministri i vendit Isa Mustafa, priti në takim ministrin gjerman të Ushqimit dhe Bujqësisë, Christian Schmidt, me të cilin bisedoi për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të Kosovës dhe Gjermanisë, në fushën e bujqësisë, raporton Ekonomia Online.
Ministri Christian Schmidt, është pritur edhe nga ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, me të cilin kanë mbajtur edhe një konferencë për medie, ku të dy konfirmuan se do të vazhdojnë të thellojnë bahskëpunimin në fushat përkatëse.