Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se LDK do të zhvillojë fushatë zgjedhore të drejtë, të sinqertë dhe demokratike, ndërsa sipas tij, qytetarët me votë do të ndëshkojnë kapësit e shtetit.
Mustafa në rrjetin social Facebook shkruan se ka ardhur koha për standard të ri jete.
Lexoni të plotë statusin e kryetarit të LDK-së:
“Qytetarë të nderuar të Kosovës Sot po fillojmë fushatën zgjedhore për komuna, në Sallën 1 Tetori në Prishtinë në ora 17:00. Po fillojmë së bashku një rrugëtim të ri për t’i dhënë juve një standard të ri jete. Koha ka ardhur që ju të vendosni për rrugën tuaj, kopshtet e shkollën e fëmijëve tuaj. Atdhe tjetër nuk kemi, këtij duhet t’i japim shpresën tonë”.
“Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës iu premtojmë fushatë zgjedhore për zgjedhjet lokale, të drejt, të sinqertë e demokratike. Ne do ndjekim shpresën dhe qëllimet tuaja.�Së bashku do ta dënojmë me votë kapjen dhe kapësit e shpresës tuaj. #LidhjaPoVjen”, shkruan Mustafa në Facebook.