Mustafa uron Ditën e Kushtetutës të Republikës së Kosovës

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e 11-vjetorit të ratifikimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar Ditën e Kushtetutës.

Ai në telegramin e tij thotë se “Institucionet tona duhet çdo ditë të punojnë në zbatimin dhe implementimin e këtyre akteve ligjore, që Kosova të hecë krahas shumë vendeve perendimore”.

Telegram urimi i Mustafës:

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Sot, bëhen 11 vite nga ratifikimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kjo ditë është prej ditëve më të rëndësishme për Kosovën. Më 9 Prill 2008, Kosova u radhit si shumë shtete të zhvilluara që ta bëj respektimin e të drejtave të njeriut, garantimin e paqes dhe demokracisë si vlera themelore të njerëzimit.

Kushtetuta është akti më i lartë politik dhe juridik i vendit tonë, garantues i të drejtave dhe lirive të njeriut. Ky dokument është një akt politik për të ndërtuar dhe zhvilluar një shtet të drejtë dhe demokratik, dhe ky dokument i dha jetë pavarësisë së Kosovës.

Institucionet tona duhet çdo ditë të punojnë në zbatimin dhe implementimin e këtyre akteve ligjore, që Kosova të ecë krahas shumë vendeve perendimore.

Poashtu, sot ne kujtojmë të gjithë ata që punuan në hartimin e Kushtetutës, veçanërisht kujtojmë të gjitha ato gjenerata që u flijuan për këtë ditë dhe nuk janë më në mesin tonë.

Shteti i së drejtës duhet të jetë mision i të gjithë neve dhe realizimin e këtij definicioni duhet ta mundësojmë të gjithë bashkërisht që të kemi një shtet demokatik dhe të përparuar.

Urime Dita e Kushtetutës të Republikës së Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme