Mustafa: Viberi po e dëmton më së shumti Telekomin

Prishtinë | 16 Maj 2017 | 12:34 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa në një ligjëratë para studentëve të UBT-së ka thënë se vazhdojnë të jenë lider në treg me 60 për qind. Ndërsa sa i përket të hyrave ka thënë se janë mbi 57 për qind, raporton Ekonomia Online.

“Si Telekom prej vitit 2012 ka filluar trendi negativ dhe ky trend ka qenë me një mesatare mbi 23 për qind deri në 25 për qind, ndërsa dy vitet e fundit kemi arrit me sjell në 9 përqind. Mirëpo këtë problem e kemi edhe sot por jemi duke shkuar në drejtim të mirë”, ka thënë ai.

Sipas tij viberi është aplikacioni që po e dëmton më së shumti Telekomin.

“Dikund në ditë Telekomit rreth 3 milionë minuta biseda i ikin prej rrjetit dhe i shkojnë në viber. 54 milionë euro në vit janë të hyra që ikin prej valës, ndërsa janë 120 minuta në ditë prej thirrjeve ndërkombëtare që viberi i vjedh në mënyrë të paligjshme”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se viberi është një program ku njerëzit janë shumë të përgjueshëm.

Sa i përket kodit +383 Mustafa ka thënë se ka pasur vazhdimisht zëra që kodi është i Serbisë dhe është kod gjeografik e jo shtetëror.

“Në vitin 2016 kodi 383 është lajmi më i madh që kemi pas. Është lajmi më i madh që nga ka munguaR që nga paslufta. Nuk është kod i marr prej Serbisë. Është kod shtetëror dhe është i Kosovës”, ka thënë ai.

Po ashtu Mustafa ka thënë se Telekomi i Kosovës nuk do të përjetojë falimentim financiar e as nuk do t’i paguajë mbi 30 milionë euro Z-Mobile, ani pse vendimi i Tribunalit të Arbitrazhit e obligon Telekomin që të paguajë dëmshpërblimin

Kurse, rektori i UBT-së Edmond Hajrizi falënderoi kryeshefin e Telekomit për prezencën e tij.
“Telekomi i Kosovës ka investu shumë që të kemi teknologji moderne”, ka thënë ai.

Të ngjashme