Mustafaj: Mund të bëhet një marrëveshje e dytë Rama-Basha

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 20:34 | Nga Ekonomia Online

Analisti dhe ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka analizuar në detaje zhvillimet politike në vend.

Ai foli edhe për një marrëveshje mes kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha.

“Mund të bëhet edhe një marrëveshje e dytë. Ne duhet të gjykojmë me fakte. Ne kemi numrin dy të PD, i cili doli dhe e përgënjeshtroi këtë gjë. Nga marrëveshja e pare, Basha ka nxjerrë përfundimet e tij. Ka një mosbesim të madh nga Basha ndaj Ramës. Nuk besoj se është arritur një marrëveshje e fshehtë.

Presidenti i është drejtuar në mënyrë institucionale agjencisë kombëtare që presupozohet se ka dhënë informacion për të nxjerrë nga arkiva dhe për t’ia vënë në dispozicion Komisionit Hetimor. Komisioni hetimor e përfshinë brenda platformës nëse ka dyshime për këtë informacion. Unë do të doja të kishte një fillim dialogu,” tha Mustafaj në News24.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme