Myftiu Tërnava pret në takim pronarin e kompanisë “Amo”

Prishtinë | 03 Shk 2026 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim pronarin e kompanisë “Amo”, Sami Morina.

“Gjatë këtij takimi, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe përkushtimi i kompanisë “AMO” në respektimin e standardeve hallall. Me këtë rast, u bë edhe ricertifikimi i kësaj kompanie nga Instituti Hallall i Bashkësisë Islame të Kosovës. Po ashtu, Myftiu Tërnava e falënderoi z. Morina për kontributin e tij të vazhdueshëm si një nga donatorët e rregullt të Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, duke theksuar kështu rëndësinë e mbështetjes së aktiviteteve humanitare dhe sociale”, thuhet në njoftimin e BIK.

Të ngjashme