Jyrgen Kllop ka shprehur bindjet e tij liberale edhe një herë për çështjen e islamit dhe ramazanit.
Ekipi i tij u mposht me rezultat agregat 3-1 ndaj Real Madridit, ndërsa në ndeshjen e djeshme të dy lojtarët kryesorë, Muhamed Sallahu dhe Sadjo Manja, kishin qenë agjërueshëm me Ramazan.
“Nuk ka asnjë problem me agjërimin e disa lojtarëve; unë e respektoj religjionin dhe ata janë gjithmonë fantastikë, pavarësisht a agjërojnë a jo”.
“Ka ditë kur Sadjo Mane ose Muhamed Sallahu vijnë në zhveshtore pasi më parë kanë bërë faljet e tyre. Në jetë ka gjëra më me rëndësi se futbolli.” – shtoi më tej trajneri gjerman.
Kllop kishte shprehur qëndrime politike edhe në të kaluarën, duke u deklaruar si social-demokrat.