Na t’atëhershmit

Prishtinë | 08 Shk 2023 | 21:05 | Nga Kaltrinë E. Uka

Nuk kam me t’thanë ma kthehu
për me t’i pa sytë e rrusht’
sado që koha ka me pjek mallin
n’vreshtat e harrueme t’shpirtit,

sado që stinët kanë me dimnue n’vjet e mija
shkundshëm me borën kam me ra
n’mallin tanë që ngrinë
e kam me u shkri prej nji rreze t’trishtueshme t’dillit
po kthehu nuk kam me t’thanë ma.

Nuk jena ma na t’atëhershmit
që nën grilat e shiut i kena knu dashnisë
dhe trokitjen e tij e kena kthye në muzikë.

Na që nëpër duhi i rendnim andrrat pa frigë,
mbollëm heshtje e melankoli,
e me nguti çdogja që na bante nja e përzum.

Nuk kam me i thur e shthur ditët si nji Penelopë,
as kam me t’thanë ma kthehu,
veç kam me t’përqafue me ernat
kur mall i zhurmshëm ka me oshtue n’mue

Të ngjashme