​“Kundër patriarkatit që vret”, sot marsh edhe në Pejë

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Të hënën në Pejë, me rastin e 8 Marsit do të organizohet një protestë me moton “Marshojmë, kundër patriarkatit që vret”.

Protesta mbahet në ora 12:00 dhe nis nga Kinemaja “Jusuf Gërvalla” dhe vazhdon deri në qendër.

Marshi i organizuar këtë vit edhe në qytetin e Pejës në kuadër të Kolektivit “Marshojmë s’festojmë” bëhet në bashkëpunim me Anibar.

“Marshojmë sepse nuk duam të festojmë përderisa vajzat dhe gratë vriten. Rezistojmë të bashkuara patriarkatin që vazhdon t’u marrë jetën shumë grave të Kosovës. Edhe ky 8 Mars na gjen të revoltuara ndaj sistemeve shtypëse që kanë mundësuar përshkallëzimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave gjatë viteve të fundit”.

“Do të dalim nga shtëpitë, universitetet, shkollat, dhomat e gjumit, fabrikat, zyrat, spitalet e do të qëndrojmë të bashkuara kundrejt Patriarkatit që vret!. Në këtë ditë, do të përkujtojmë të gjitha gratë që u vranë veç pse ishin gra dhe do të kërkojmë drejtësi nga një shtet që i legjitimoi këto krime”, thuhet më tej.

“Rezistenca jonë do të jetësohet në të gjitha hapësirat private e publike ku burrat ushtrojnë dhunë e terror mbi gratë deri sa të ç’rrënjoset sistemi patriarkal i cili na shtyp dhe vret. Kjo protestë organizohet në kuadër të kolektivit ‘Marshojmë s’festojmë’, dhe ka për qëllim të kundërshtoj patriarkatin që po i dhunon dhe vret gratë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme