​Mustafa ngushëllon familjen e Riza Smakës

Prishtinë | 01 Jan 2021 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me rastin e ndarjes nga jeta të Riza Smakës, ka ngushëlluar familjen Smaka, duke thënë se do ta përkujtojnë gjithmonë si një njeri të urtë dhe intelektual që i dha shumë Kosovës në fushën edukimit.

“Me pikëllim të thellë, mora lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të profesor, Riza Smaka. Riza Smaka i takonte një brezi të shquar intelektualësh që tërë angazhimin e tyre jetësor e kishin në shërbim të shoqërisë dhe shtetit të Kosovës. Ai la gjurmë të pashlyeshme në edukimin e shumë brezave studentësh, ishte po ashtu aktiv edhe në jetën politike duke shërbyer edhe si deputet në Parlamentin e Kosovës.

Në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare profesori universitar Riza Smaka. Ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Kosovës nga viti 2008-2011. Ishte anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Mustafa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme