Dekorohen familjarët e 9 dëshmorëve të Podujevës dhe Prishtinës

Prishtinë | 23 Mar 2022 | 16:58 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në sallën e Kuvendit Komunal, është organizuar ceremonia e dekorimit të familjarëve të 9 dëshmorëve të Prishtinës e Podujevës të organizuar nga Brigada 138 “Agim Ramadani” në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, raporton Ekonomia Online

Komandant, Rrustem Berisha tha se sot është një ditë e veçantë për të gjithë pasi po nderojnë veprën e luftërave të Koshares. Ai tha se një ndër faktorët që  ndikuan në kapitullimin e Sllobodan Millosheviqit ishin sukseset e Koshares.

“Beteja e Koshares nuk ka ndodhur rastësisht por është planifikuar nga vetë ushtarakët e brigadës 138. Realisht kjo brigadë e ka historikun e vet, që më vone e kemi quajtur grupi tretë operativ. Po ashtu po debatohet shumë për këtë betejë. Unë ju garantojë se kjo betejë është fitore e madhe ushtarake e dëshmojnë ata që kanë qenë përballë forcave tona. Edhe Kosharja njihet ai simbol i bashkimit. Ndër faktorët që kanë ndikua në kapitullimin e Millosheviqit janë sukseset e betejës së koshares. Flamuri origjinal do të vendoset në muzeun që do të bëhet për dëshmorët e koshares”, tha Berisha, raporton EO.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se i kujtohet mirë kur ka marr lajmin se “Brigada 138” e fitoi betejën.

“Më kujtohet si sot emocionet që patëm si sot kur u dha lajmi në BBC se brigada 138 e fitoj betejën duke marrë nën kontroll atë pjesë të Koshares”.

“Brigada e theu kufirin shqiptaro shqiptar. Kjo na dha një nder krenarie dhe filloi të duket e afërt liria.Prandaj mbetet aq e fortë kjo ditë duke u njohur si njëra ndër më të domethënëset prej luftës në Kosovë. Agim Ramadani aq sa për zotësi njihej edhe si poet kur shkroi vargjet:”Mu shtershin sytë nëse pushoj, mallkue qoftë gjaku im nëse më vrasin pa lufte”. Prandaj me vazhdu me luftu për tu forcuar më tej. Prandaj familjar më gëzon fakti që pranoni dekoratën e dëshmorëve që iu nderon aq fort dhe na bashkon të gjithëve”.

Sekretari i Shoqatës së familjes së dëshmorëve në Prishtinë, Naser Pacolli tha se sot janë këtu për ti nderuar njerëzit fisnik e që lufta dhe heroizmi i tyre i bëri heronj.

“Jemi këtu për ti nderuar ata njerëz fisnik që vepruan në thirrje me përputhjet ndaj kauzës çlirimtare. Lufta dhe heorizimi i tyre i bëri heronj. Dielli kishte lindur në perëndim të Kosovës. Heronjtë e koshares dëshmuan dhe jetësuan me shpirtin e tyre të bardhë këtë obligim ndaj atdheut”, tha Pacolli, raporton EO.

Krejt në fund Rrustem Berisha ndau certifikatat për flamurin e Brigadës së familjarëve të 116 dëshmorëve të brigadës 138 “Agim Ramadani”: Afrim Gashit, Burim Grajcevcit, Fatos Limani, Muharrem Mehmeti, Zeki Shylemaja, Mentor Humolli, Ernes Zariqi, Fitush Kukaj, rifat Goxhufi, Shabi Kajolli, Shefqet Mustafaj, Januz Zejnullahu.

Të ngjashme