172 rrugë të Novobërdës pa emra

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Procesi i emërtimit të 172 rrugëve në Komunën e Novobërdës ka ngecur. Pushteti komunal arsyetohet se lista me emrat e propozuar ende nuk është gati që të prezantohet në Kuvendin Komunal për diskutim, ngase ka nevojë që të ketë konsulta më shumë me banorët e kësaj komune.

Këshilltarët komunalë kanë shprehur shqetësimin e tyre se mungesa e sistemit të adresave sjell probleme për qytetarët. Nënkryetari i komunës për Komunitete, Bajrush Ymeri, deklaron se Komuna e Novobërdës ka shënuar ngecie në emërtimin e rrugëve për dallim nga komunat e tjera të cilat kanë përfunduar këtë proces. Ai thotë se lista me emrat e propozuar për rrugët ende nuk është sjellë në Kuvendin Komunal për diskutim dhe miratim. Ai thotë se nuk ka njohuri për shkaqet të cilat kanë ndikuar që procesi të zvarritet, shkruan sot Koha Ditore.

“Po, afro 3 vjet është prejse janë mbajtur debatet dhe modeli i emërtimit të rrugëve nuk është i mirë në Kosovë, ngase po emërtohen rrugë me emra të familjarëve pa pasur informacione për kontributin dhe mandej po dalin problemet po duhet të zëvendësohen. Kemi zhvilluar debatet nëpër lagje dhe janë dhënë propozimet, mirëpo asnjëherë listë nuk është sjellë në Kuvend me qëllim që të diskutohen dhe të miratohen dhe më pas të shtypen tabelat. Jemi e vetmja komunë që në këtë drejtim kemi ngecur”, ka thënë Ymeri.

Të ngjashme