200 biznese të sektorit privat trajnohen nga GIZ-i, aftësimi profesional mbetet prioritet

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 10:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata gjermane GIZ, ka organizuar konferencën me temën “Arsimi dhe aftësimi profesional”, raporton EkonomiaOnline.

Anja Becky nga Ambasada Gjermane në Prishtinë, tha se shteti që ajo përfaqëson, do të vazhdojë mbështetjen në sektorin e ekonomisë, por që fokusi i saj do të jetën në aftësimin profesional, në mënyrë që të fuqizohet sektori privat.

“Është kënaqësi të jemi pjesë e kësaj konference pasi shënon 20 vjetorin të bashkëpunimin gjerman-kosovar. Mbështetja gjermane është fokusuar për të ofruar pajisje dhe trajnime por viteve të fundit po investojmë në biznese private, dëshira e kompanive private për të investuar është shumë e madhe, 200 biznese të sektorit privat janë trajnuat nga GIZ.  Këto kompani janë të pajisura me trajner adekuat për të luajtur rol jetik në edukimin e të rinjve”, tha ajo.

 Valbona Fetiu-Mjeku nga ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, falënderoi GIZ-in për mbështetjen dhe u bëri thirrje bizneseve që t’i punësojnë të rinjtë e trajnuar.

“Gjithmonë kanë thënë qe gjithë shteti duhet të mundohet, në Kosovë asnjëherë nuk është bërë kjo edhe pse nuk jemi ndal, GIZ-i ka qenë i pari duke filluar me reforma me aftësim profesional të qendrave të kompetencave, janë shkollat dhe qendrat më të mira që kemi. GIZ-in e kemi pasur gjithmonë mbrapa, me pajisje e me gjithçka. Ju të gjithë bizneset duhet t’i merrni këta fëmijë në punë, pse janë të mirë jashtë e jo këtu, ofroni mundësi këtyre të rinjve”, tha ai.

Klaus Bader Labarre, menaxher i Projektit u shpreh se GIZ-i e mbështet trajnimin përmes aftësimit profesional dhe bashkëpunimin në mes personave të trajnuar dhe bizneseve.

“Digjitalizimi dhe teknologjia na kanë ndryshuar por prapë na nevojiten punëtore, si GIZ po shohim një bashkëpunim nga sektori privat për aftësim profesional, ku janë mbi 200 biznese që janë duke e mbështetur këtë projekt. Duke ofruar mundësi të mira të trajnimit është hap tutje për të ofruar arsimin dhe aftësimin profesional, në gjemani kemi vetëm 30% të maturantëve që shkojnë në fakultet kurse pjesa tjetër shkon në aftësim profesional. Jemi mbledhur këtu shumë institucione ku i përshëndes shtetin e Bavarisë dhe Munihut që e kanë mbështetur këtë projekt. 10 shkolla pilote 4 qendra të aftësimit profesional kanë marrë pjesë në këtë trajnim”, tha ai.

Pas hapjes së konferencës është mbajtur një panel diskutimi dhe është bërë shpërndarja e certifikatave për 200 pjesëmarrësit e kualifikuar si trajnerë brenda kompanive.

Aktiviteti u organizua nga Projekti “Rinia, punësimi dhe aftësimi profesional” përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë Gjermane në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Të ngjashme