Abdixhiku pret në takim Myftiun Tërnava

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Imri Ahmeti, ka pritur në takim Myftiun e Kosovës, Naim ef. Tërnava. 

Kryetari Abdixhiku duke vlerësuar rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e falënderoi Myftiun Tërnava për punën e tyre në promovimin e kulturës fetare dhe respektin e ndërsjellë mes besimeve dhe feve të ndryshme. 

Kryetari Abdixhiku theksoi se Kosova është shembull i tolerancës etnike dhe fetare dhe ky mozaik është një ndër pasuritë më të çmuara të popullit tonë. 

Myftiu Tërnava duke uruar kryetarin Abdixhiku për marrjen e detyrës, vlerësoi rolin e LDK-së ndër vite. 

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësitë për bashkëpunim ndërmjet LDK-së dhe Bashkësisë Islame. 

Të ngjashme