Aeroporti i Prishtinës kontribuon në mbrojtje të mjedisit

Prishtinë | 26 Pri 2017 | 18:30 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Derisa ndotja e mjedisit është bërë fenomen shqetësues, kompania “Limak”, e cila menaxhon Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” kanë ndërmarrë një iniciativë “të gjelbër”.

Stafi i kompanisë ka mbjellë sot 40 drurë në mjediset e ANP-së, duke vënë mbishkrimet e fëmijëve të tyre. Iniciativa, që ka gjithashtu qëllim të ngrisë vetëdijen për rolin e shoqërisë dhe korporatave në mbrojtjen e mjedisit, u tha, se do të jetë e përvitshme aspekt, raporton Ekonomia Online

Drejtori i LIMAK/Kosova ka treguar që ky aktivitet është mbajtur për herë të parë në Kosovë. Ai po ashtu potencoi që fëmijët kanë mbjellë vetëm 40 fidanë, por që numri i tyre do të shtohet gjatë viteve në vazhdim, sepse sipas tij, kjo do të shndërrohet në traditë për Limak-un.

“Në Kosovë jemi duke bërë këtë aktivitet për herë të parë, kurse jashtë saj nuk e kemi për herë të parë. Siç e dini javën e kaluar ka qenë Dita Ndërkombëtare e Tokës, kjo ka qenë e planifikuar për javën e kaluar, por për arsye të motit të keq nuk kemi mundur të shënojmë këtë ditë. Në mjedisin tonë sot jemi duke mbjell fidanë bashkë me fëmijët e kolegëve tanë. Ky aktivitet ka qëllim që fidanët të rriten së bashku me këta fëmijë të cilat mbajnë edhe emrat e tyre. Secili fidan ka emrin e fëmijës, i cili e ka mbjellë atë. Sot ne këtu po bëjmë vetëm mbjelljen e 40 pemëve por kjo traditë do të vazhdoj edhe viteve të tjera”, ka thënë drejtori Haldun Kokturk.

Kurse fëmijët të cilën ishin prezent treguan se ishin shumë të lumtur dhe se ky aktivitet iu ka pëlqyer me vetë faktin që tashmë kanë një fidan për të cilin do të kujdesen gjithë jetë.

Të ngjashme